FOTO GALERI/ Vlorë, kamionçina përmbyset në rrugë, dy të plagosur

FOTO GALERI/ Vlorë, kamionçina përmbyset në rrugë, dy të plagosur

68
0
Shares

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Vlorës, ku kanë mbetur të plagosur 2 persona. Ngjarja është shënuar në hyrje të qytetit.

Një kamionçine i ka dalë përpara një kamion duke i prerë rrugën e për pasojë kamionçina në të cilën udhëtonin dy persona ka përfunduar e përmbysur. Sipas burimeve të policisë, kamioni është larguar nga vendngjarja.

Ndërkohë që njëri prej të lënduarve që ishte duke drejtuar mjetin ka marrë dëmtime të rënda në gjymtyrë, pasi ka thyerje në duar dhe këmbë. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY