FOTO/ Del foto e Saimir Tahirit në skafin e Habilajve

FOTO/ Del foto e Saimir Tahirit në skafin e Habilajve

353
0
Shares

Është publikuar një foto që tregon ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri në një skaf bashke me një prej anëtarëve më të rëndësishëm të bandës së Habilajve. Politiko.al ka siguruar nëpërmjet një burimi policor një foto të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në një skaf me kushëririn e tij Artanin. Foto është bërë në një plazh të Karaburunit në verën e vitit 2014.

Fotoja është marrë nga distanca dhe nuk është shumë e qartë, por pamja e Tahirit është e dallueshme, siç është e dallueshme edhe stema e Policisë shqiptare në mëngën e një prej burrave që gjenden në skaf, me sa duket një prej shoqëruesve me uniformë të ministrit të Bendshëm të kohës.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është nën hetim nga Prokuroria për implikim të mundshëm në trafikun e drogës, pas indicieve të forta të siguruara nga dosja e Prokurorisë italiane, kapja e parave ne një makinë në Elbasan dhe prova të tjera ende të papublikuara.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY