SHKAKU/ Gjirokastër, ja pse i vunë tritol 34-vjeçarit dy herë në shtëpi

SHKAKU/ Gjirokastër, ja pse i vunë tritol 34-vjeçarit dy herë në shtëpi

143
0
Shares

Pesë vite pasi i hodhën në erë makinën, i sulmojnë sërish shtëpinë me lëndë plasëse. Shkak dyshohen borxhet e akumuluara me kohë pasi ai ka luajtur bixhoz.

Shpërthimi ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së të martës, në lagjen “Dunavat”, në qytetin e Gjirokastrës. Më sohet se një sasi tritoli ka qenë vendosur në brendësi të banesës së Gentian Litit në pjesën veriore të kësaj lagjeje, duke i shkaktuar lëndime të lehta në kokë të këtij të fundit si dhe dëme materiale.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka dërguar në spitalin e Gjirokastrës të lënduarin, 34- vjeçarin, Gentian Liti, i cili pas mjekimit është rikthyer në banesë. Në momentin e shpërthimit, të pestë anëtarët e familjes Liti, kanë qenë brenda në shtëpi, por asnjëri prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime fizik, përveçse disa gërvishtje në kokë që ka marrë 34-vjeçari, i cili mendohet se ka qenë edhe shënjestra e atentatit me tritol.

Policia ka marrë në pyetje të dëmtuarin, anëtarët e tjerë të familjes si dhe fqinjët, për të mësuar më shumë mbi shpërthimin. Ai ka dhënë detaje, të cilat kanë qenë mjaft kontradiktore me njëra-tjetrën për grupin hetimor, duke lënë të dyshohet se bëhet fjalë për një hakmarrje personale ndaj tij.

Gentian Liti nuk ka preferuar të flasë shumë përballë interesimit të specialistëve të Policisë Kriminale. Njëkohësisht edhe anëtarët e tjerë të familjes, gjatë deklarimeve të tyre në Polici, nuk kanë përjashtuar asnjë pistë për ngjarjen e ndodhur, por që në të gjitha rastet, kanë kërkuar zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje tronditëse, e cila përsëritet pas pesë vitesh.

Në korrik të 2013, automjeti i Gentian Litit ishte shënjestër e lëndës plasëse, ndërkohë që autori i vendosjes së tritolit nuk u gjend. Pista e vetme ku heton grupi hetimor i ngritur me këtë rast, është ajo e një konflikti mes Gentian Litit dhe personave të tjerë të dyshuar, që përbëjnë sekret hetimor.

Burime nga grupi hetimor konfirmojnë për gazetën se, Liti u detyrohet shuma të mëdha parash disa personave. Por, këtë fakt, vetë i dëmtuari e ka mohuar me ngulm duke shprehur se çfarëdolloj detyrimi financiar që ka pasur ndaj personave, i ka likuiduar.

Sipas skemës së ndërtuar nga grupi hetimor, lënda plasëse është vendosur në portën dytësore hyrëse për në ambientet e brendshme të shtëpisë dykatëshe. Autori është hedhur nga muri, i cili kalohet lehtësisht, ka vendosur sasinë e tritolit dhe është larguar më pas.

Nga skema e ngritur, më tepër bëhet fjalë për një paralajmërim sesa për atentat ndaj anëtarëve të familjes. Shpërthimi ka shkatërruar tri dyer, dritaret komplet si dhe pajisjet elektroshtëpiake dhe sistemin e furnizimit elektrik. Sasia e lëndës shpërthyese mendohet të ketë qenë gati 100 gramë, ndërkohë që oshtima e shpërthimit u dëgjua gati 1.5 km larg. Panorama

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY