SHENIM/Ekstradimi i “financierit’’ të Habilajve, skenar për ta mbyllur gjyqin në Shqipëri,...

SHENIM/Ekstradimi i “financierit’’ të Habilajve, skenar për ta mbyllur gjyqin në Shqipëri, topi te Arta Marku

105
0
Shares

Ministria e Drejtësisë mbrëmjen e kësaj të enjte pasi firmosi në fshehtësi ekstradimin e ‘’financierit’’ të grupit criminal Habilaj ka reaguar duke thënë se dha ok pasi prokuroria e përgjithshme më 10 Janar 2018 i kishte kthyer përgjigje se esktradimin e Seitit e kishte miratuar gjykata dhe sipas gjykatës nuk ka asnjë pengesë për ta ekstraduar.

Vërtet këtë ekstradim e ka miratuar gjykata penale e Tiranës më pas lënë në fuqi dhe nga apeli, por ndaj tij ka një procedim të hapur nga Krimet e Rënda cka e bënë të dyshimtë ekstradimin e beftë.

Nazer Seiti u ekstradua drejt Romës mesditën e kësaj të enjte ku në Rinas ju dorëzua dy agjentëve të antimafias italiane, por si u arrit deri këtu dhe cfarë ndodh me procedimin e krimeve?

Pas 3.5 ton drogë të sekuestruara në Babicë të Vlorës atë mbrëmje prokurorët e Krimeve të Rënda urdhëruan dhe prangosjet e Nazer Seitit. Ai u proceedua penalisht dhe procedimi i tij u bashkua me atë të ish ministrit Tahiri dhe grupit kriminal Habiaj.

Më 8 nëntor Krimet e Rënda caktuan ndaj tij arrest me burg pa afat duke bllokuar dhe ekstradimin, por cuditërisht kjo masë nuk përshkruhet fare në shpjegimin e ministres Gjonaj.

Tani në Shqipëri nga grupi Habilaj nuk ndodhet asnjë në burg pasi dhe ‘financieri’ u ekstradua drejt Catanias. Materialet e marra nga prokuroria me urgjencë nga Italia duken se s’kanë më vlerë ose të paktën nuk kanë vlerën që kishin. Pas skenës qëndron një taktikë që të con ose ky procedim do të transferohet në Itali, ose në Shqipëri do të hetohet me të pandehur në mungesë!

Në vijim është analiza e top channel në të cilën shpjegohet rreth shkeljeve ligjore të këtij ekstradimi

Komenti i Top Channel:

Dy gjykata, ajo e Krimeve dhe ajo e Tiranës, ndonëse fare pranë njëra-tjetrës nuk e kane patur informacionin e duhur se ç’po ndodhte, pavarësisht se Kodi i Procedurës Penale është i qartë.

Pas ndryshimeve ligjore të hyra në fuqi në gusht 2017, dispozita e ekstradimit nuk lë vend për interpretime. Në nenin 491 thuhet se nuk mund të lejohet ekstradimi kur ka filluar hetimi në Shqipëri, edhe nëse vepra është kryer jashtë vendit.

Siç flasin faktet, pavarësisht hetimit në Katania ndalimi i Nezar Seitit ndodhi pikërisht për shkak të procedimit në Tiranë, ku ai nuk ishte i vetmi i hetuar në këtë dosje.

Por për mungesë të materialeve nga Italia, Krimet e Rënda vendosën fillimisht 20 ditë arrest me burg e më pas më 22 nëntor, Apeli i dha formë të prerë me arrest me burg, që do të thotë se pas këtij vendimi, asnjë gjykatë dhe askush nuk mund të pranonte ekstradimin e këtij shtetasi.

Por, pak metra më tej dhe një muaj më vonë, pavarësisht këtij vendimi, Gjykata e Tiranës shpalli ekstradimin e vlonjatit. Nëse do të lexohej ligji, përpara se të ngrinte çekiçin e drejtësisë, gjykata e kryeqytetit duhet të kryente verifikimet nëse ndaj këtij shtetasi ishte shpallur, apo jo masë sigurie brenda vendit.

Ky është një nga kushtet ndalues në Kodin e Procedurës Penale. Shkelja e dytë e gjykatës është fakti që për këtë shtetas masa është vendosur për të njëjtën vepër penale, që e dyshon edhe Italia.

Në këtë rast, përderisa të dyja vendet kanë marrëveshje sipas konventës mbi ekstradimin, duhet të kishte përparësi zbatimi i ligjit vendas në favor të shtetasit të vet.

Por, edhe kjo shkelje ka kaluar në heshtje dhe nuk është inspektuar as nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, ka një autoritet përfundimtar që jep firmën e fundit dhe që është ministri i Drejtësisë.

Sërish siç thotë ligji, përpara se të pranonte, ministrja Etilda Gjonaj duhet të verifikonte nëse ekzsitonin apo jo kushtet për të pranuar ekstradimin.

Tashmë që edhe ky ekstradim la zhurmë pas, ajo që ka mbetur është pyetja; si duhet të veprojë Prokuroria më tej? A do ta pushojë hetimin ndaj tij, apo do të transferojë dosjen e këtij procedimi penal në itali?

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY