“Manipulimi i listave për KLP e KLGJ, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit...

“Manipulimi i listave për KLP e KLGJ, Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të ndiqet penalisht”

164
0
Shares
Genc Gjoncaj me Prokuroren e Pergjithshme, Arta Marku

Ashtu si PD edhe LSI e ka cilësuar një proces të kompromentuar për zgjedhjen e 10 anëtarëve të KLGJ dhe KLP në komisionin e ligjeve. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili kërkoi të nisë ndjekja penale për Sekretarin e Përgjithshëm të Kuvendit për manipulim të të dhënave të kandidatëve. Sipas tij në garë kanë hyrë kandidatë të skualifikuar nga ONM.

“Një listë e tillë e manipuluar, një proces i tillë i manipuluar është atentati më i rëndë që mund ti bëhej reformës në drejtësi. Kandidatë të cilët u skualifikuan nga ONM për pamundësi moral për të vazhduar konkurimin, përkundrazi janë propozuar. I bëj thirrje Prokurorisë të fillojë ndjekjen penale kryesisht për sekretarin e përgjithshëm të Kuvendit Genci Gjonçaj, i cili ka manipuluar thellësisht këtë proces”, u shpreh Vasili.

Mazhoranca sipas LSI po bën të pamundurën për të kapur sistemin e drejtësisë dhe se ky akt do të largojë Shqipërinë nga Europa. Vasili garantoi se qëndresa e LSI ndaj kësaj situate alarmante është e palëkundur për të mos lejuar kapjen e sistemit të drejtësisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY