VIDEO & FOTO LAJM/ Homazh te Juridiku, për studenten e vrarë dje

VIDEO & FOTO LAJM/ Homazh te Juridiku, për studenten e vrarë dje

216
0
Shares

Shokët dhe shoqet e studentes së vrarë dje në Tiranë, kanë zhvilluar homazhe sot te Fakulteti Juridik. Gjatë homazheve, ndërsa ishte hapur edhe një libër kujtimesh, shumë studentët lanë të shkruar, kujtime të ndryshme për shoqen e tyre Ariela Murataj.

Ngjarja e rëndë ndodhi dje pranë Fakultetit të Mjekësisë në Tiranë, ndërsa Aldison Beluli vrau Ariela Muratajn sepse ajo kishte refuzuar një lidhje me të. Një javë përpara se të vritej tragjikisht studentja nga Zharrëza, Ariela Murataj, kishte kërkuar nga të afërmit e saj të ballafaqoheshin me 23-vjeçarin Aldison Beluli i cili dje qëlloi për vdekje me pistoletë, pasi vajza e refuzonte lidhjen me të. Sipas të dhënave nga vendlindja e dy të rinjve, 23-vjeçari kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës një javë më parë në qendër të fshatit Zharrëz. Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë.

Pas aktit të djeshëm Aldisoni qëlloi edhe veten me pistoletë, duke e plagosur rëndë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë në spital. Beluli ndodhet në reanimacion në spitalin e Traumës, ndërsa mbahet në jetë me aparatura. Mësohet se 23-vjeçari ka marrë dëmtime të rënda në tru. Ai iu nënshtrua dje një operacioni në kokë që zgjati 5 orë. “Gjendja e Aldison Belulit është shumë serioze”, shprehen mjekët. Ndërkohë që familjarët e Ariela Murataj kanë hapur sot dyert e mortit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY