Kryebashkiakët përfshihen në betejën për kreun e futbollit shqiptar, kush voton

Kryebashkiakët përfshihen në betejën për kreun e futbollit shqiptar, kush voton

190
0
Shares

Kryetarët e bashkive në disa qytete janë përfshirë ethshëm në garën për kreun e FSHF ku garojnë tre kandidatë, Armando Duke, kryetari aktual, Bashkim Fino, deputet i PS-së dhe Shpëtim Hala, arbitër. Mesnatën e së enjtes është mbyllur afati i dorëzimit të dokumentacioneve për Asamblenë Zgjedhore të Federatës shqiptare të Futbollit.

Nga 66 anëtarë që ka Asambleja e Federatës Shqiptare të Futbollit, 25 janë kryetarë bashkish cfarë do të thotë se vendimi i tyre ndikon tërësisht rezultatin.

 

Por të paktën 15 prej tyre, janë kryetarë bashkish që kanë rimarrë të drejtën e votës, të cilën ia kishin deleguar deri më sot sponsorëve, apo shefave të klubeve dhe që të 15-të janë kryetarë bashkish të majta, shkruan top channel në një analizë të tij.

Por rimarrja e të drejtës së votës ka çuar në raste si ai i Bashkisë së Elbasanit, e cila edhe pse nuk ka më asnjë aksion tek klubi i futbollit, që i është shitur një grupi anglez, ka dërguar në Federatë emrin e tij n/kryetarit për sportet Altin Kovaçi për të votuar.

Kurse kryetarja e Bashkisë së Gramshit, Luljeta Dollani është treguar bujare me shefin e klubit Edmond Hida, duke i dhënë në këtë periudhë të vitit lejen e zakonshme, ndaj në 7 shkurt do të vijë vetë të votojë.

Rast i veçantë është edhe ai i Bashkisë së Maliqit, ku kryetari Gëzim Topçiu jo vetëm që do të vijë për të votuar për klubin e tij, por ka kërkuar që vota e tij të përfshijë edhe Pojanin, anëtar më vetë i Asamblesë, por që me ndryshimet e reja administrativo-territoriale, është shndërruar në njësi administrative të Maliqit.

Kërkesat, sado të çuditshme që duken, janë protokolluar. Vendimin se kush do të votojë do ta marrë Komisioni Verifikimit të Mandateve të Asamblesë Zgjedhore. Për Komitetin Ekzekutiv të Federatës klubet kanë propozuar edhe emrat të njohur për publikun e gjerë, si ish-kryeprokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, propozim i Partizanit, ish-ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj, propozim i Bylisit, apo ish-Sekretarin i Përgjithshëm të Federatës, Eduard Prodani, i propozuar nga Tepelena.

Një detaj tjetër është mbërritja të premten në zyrat e Federatës të një oficer i policisë gjyqësore, që kërkoi vënien në dispozicion të dokumentacionit të federatës në lidhje me anëtarët e Asamblesë. Të martën, Presidenti i ekipit të Flamurtarit bëri një kallëzim në Prokurori për anëtarët fiktivë të Asamblesë. Klubi i Flamurtarit është një nga dy propozuesit e kandidaturës së Bashkim Finos.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY