Historia e dy vajzave nga Gramshi që mbushi me lot studion televizive

Historia e dy vajzave nga Gramshi që mbushi me lot studion televizive

458
0
Shares

Historia e dhimbshme e dy motrave në Gramsh, Aisha 27 vjec dhe Sidorela 23 vjec të cilat kanë lindur të paralizuara për shkak të deformimit në shtyllën dhe palcën kurrizore dhe nuk kanë mundur të ecin kurrë ka përlotur gazetaren e emisionit “Shqiptarët për Shqiptarët” Ola Bruko në Neës24 si dhe publikun e pranishëm, shkruan balkanweb.

TYHGNB

Dy vajzat shprehen se kanë ëndërr të ecin dhe sikur të mos mjaftonte fatkeqësia e tyre, edhe prindërit kanë probleme shëndetësore. Nëna e tyre ka probleme të mëdha me dëgjimin, ndërsa babai i tyre edhe ai i sëmurë nga mushkëritë, Hasani thotë i përlotur se mundohet t’u shërbejë me sa mundet vajzave të tyre. Ai thotë se është me qira, pasi nuk kanë shtëpi dhe kërkon ndihmë.

65TYGHN

Hasani del çdo ditë nga shtëpia me shpresën për të siguruar sadopak para. E vetmja punë që mund të bëjë është të shesë në rrugë çingërrimat, që pothuaj s’i japin asgjë. Detyrohet shpeshherë të marrë para borxh, vetëm që t’jua plotësojë dëshirat vajzave të tij.

“Babi ka harruar veten e tij vetëm për t’u kujdesur për ne. Ndonjëherë i kemi shkaktuar kaq shumë dhimbje dhe lot, nuk e di ku e gjen forcën ai babi që nuk ka thënë njëherë u lodha apo pse o Zot më ndodhi mua. Me forcën e Zotit ne do ecim përpara sido që të vijë jeta”,- thotë e përlotur një nga vajzat e shtrirë në krevat, raporton Balkanweb.

Capture

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY