DATA/ Qeveria vendos edhe një ditë tjetër pushim për administratën

DATA/ Qeveria vendos edhe një ditë tjetër pushim për administratën

195
0
Shares

Për të gjithë ata që punojnë në administratën shtetërore vjen një lajm i mirë, pasi do tu shtohet edhe një ditë pushim.

Komisioni i Ligjeve ka miratuar në mbledhjen e sotme një tjetër festë zyrtare, pas propozimit të përfaqësuesit të ministrisë së Kulturës, Endri Zerva. Sipas Zervës është propozuar që data 5 shtator, që njihet si dita e shenjtërimit të Nënë Terezës të bëhet festë zyrtare, dhe si e tillë do të jetë ditë pushimi për punonjësit e administratës, shkollat e kopshtet.

Kështu, veç 19 tetorit, e shpallur si dita e lumturimit të Nënë Terezës, Komisioni i Ligjeve vendosur me vota unanime që në nder të shenjtores të shtohet edhe një tjetër festë zyrtare, 5 shtatori.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY