Bulqizë, atentat me eksploziv, hidhet në erë makina luksoze

Bulqizë, atentat me eksploziv, hidhet në erë makina luksoze

103
0
Shares
Foto Ilustruese

Një makinë e parkuar është dëmtuar nga një shpërthim eksplozivi në Fushë-Bulqizë mbrëmë vonë. Sipas burimeve zyrtare të Policisë, rreth orës 23:10, në vendin e quajtur “Pishat”, dyshohet se i kanë vendosur një sasi të vogël lëndë plasëse automjetit tip “Land Rover”, në pronësi të shtetasit A. Sh., 41 vjeç, banues në Fushë-Bulqizë.

Nga shpërthimi i lëndës plasëse nuk ka persona të dëmtuar por vetëm dëme të vogla materiale të mjetit, në pjesën e parme të tij, sqaron Policia. Sipas deklarimeve të A. Sh., ky automjet ka qenë i parkuar prej disa ditësh në anë të rrugës, pasi nuk ishte në gjendje të rregullt teknike.

Pritet që ekspertët xhenier të përcaktojnë llojin e lëndës plasëse. Ndërkohë, një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY