STUDIMI/ Kush është deputeti më efikas i Kuvendit të Shqipërisë?

STUDIMI/ Kush është deputeti më efikas i Kuvendit të Shqipërisë?

163
0
Shares

Instituti i Studimeve Politike ka publikuar ditën e sotme një listë ku ka bërë renditjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë lidhur me efikasitetin e tyre në seancat parlamentare.

Sipas klasifikimit të ISP në këtë studim janë marrë parasysh veprimtaritë e secilit deputet gjatë seancave plenare për  propozimin e ligjeve të reja, amendamentet e  ligjeve ekzistuese, kërkesat për zhvillimin e seancave me pyetje në Kuvend ose interpelanca me kryeministrin ose ministra të caktuar. Po ashtu për këtë klasifikim janë marrë në konsideratë edhe kritere të tjera si: marrjen pjesë në diskutime, kontributin në komisionin e ligjeve, marrjen pjesë në votime, propozime, diskutime dhe debate në seanca plenare.

Mbështetur në këto kritere duket se vendin e parë në bazë të pikëve të mbledhura e mban deputeti socialist Erion Braçe me 81 pikë, pas tij renditet deputetja demokrate Albana Vokshi me 78 pikë dhe në vend të tret deputetja demokrate Jorida Tabaku me 70 pikë. Më poshtë do të gjeni renditjen dhe kriteret e plota të studimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY