FOTO & EMRI/ Elbasan, i ikën mendja” nga dashuria, përndjek dhe i...

FOTO & EMRI/ Elbasan, i ikën mendja” nga dashuria, përndjek dhe i shkatërron makinën 27-vjeçares

260
0
Shares

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të Arian Stafa, 46 vjeç banues në Elbasan. Arrestimi i tij, u bë pasi në Lagjen “Dyli Haxhire” me mjetin e tij ka dëmtuar automjetin në pronësi të shtetases Z. K., 27 vjeçe banuese në Elbasan. Dëmtimin e mjetit dyshohet ta ketë bërë pasi e ka përndjekur gjatë ditës së djeshme.

Grupi hetimor, gjatë kontrollit të banesës i ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatik dhe  126 fishekë model 56 kalibër 7.62 mm. Gjithashtu u sekuestruan dhe dy automjetet e përfshira në ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Përndjekja”,  “Shkatërrimi i pronës” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet  121/a/2, 150  dhe 278/2/3  të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY