Krujë, i djegin makinën dhe i vënë tritolin shtëpisë së policit të...

Krujë, i djegin makinën dhe i vënë tritolin shtëpisë së policit të qarkullimit rrugor

80
0
Shares
Foto ilustruese

Në Krujë janë rikthyer në orët e mbrëmjes shpërthimet me tritol. Sipas policisë, një sasi eksplozivi është vendosur në shtëpinë e shtetasit me iniciale A. V në fshatin Halil të Krujës.

Agron Vogës, i cili mësohet se është polic rrugor në Tiranë i kanë djegur edhe makinën.

“Më datë11.01.2018, rreth orës 23:45, Salla Operative Krujë është njoftuar se në fshatin Halil, Fushë¬Krujë është djegur automjeti tip Audi 80, në pronësi të shtetasit K.V. 60 vjeç. Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se automjeti ishte djegur plotësisht dhe në oborrin e banesës së shtetasit të mësipërm kishte dy granata dore, të cilat u morën nga Specialistët Anti¬ Eksploziv. Grupi hetimor por punon intensivisht për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY