VLORË/ Gjendet një gomone me dy motorë në Delisuf

VLORË/ Gjendet një gomone me dy motorë në Delisuf

773
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia Kufitare Vlorë gjeti sot një gomone 8 metra të gjatë në breg të detit e pajisur me dy motorë por pa kanabis brenda saj.

Sipas njoftimit të policisë, Salla Operative e Kufirit dhe Migracionit Vlorë ka marrë njoftim se në vendin e quajtur ”Delisuf”, ndodhet i qëndruar një mjet lundrues tip gomone.

Shërbimet e Policisë Kufitare organizuan menjëherë punën dhe shkuan për verifikim dhe kontroll pranë vendit në fjalë ku kanë konstatuar të qëndruar në breg të detit mjetin tip gomone rreth 7-8 m i gjatë me dy motorra.

Në mjetin lundrues nuk është konstatuar asnjë send apo objekt i kundërligjshëm.

Policia Kufitare Vlorë po punon në bashkëpunim me DVP.Vlorë, Delta Forcë dhe GdF për verifikimin dhe dokumentimin ligjor të rrethanave të ngjarjes nëse ka vepër penale ose jo si edhe për identifikimin e shtetasit/ve të cilëve u përket gomonia.

Ndërkohë që ka nisur një kontroll i gjerë në lidhje me mundësitë e kanabisit të fshehur afër bregut të detit.

Po sot policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale ”Prodhim shitja e narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, shtetasit :

David Luca, 24 vjeç, banues në fshatin Shëndëlli, Konispol

Ervin Sinomati, 26 vjeç, banues në fshatin Gjashtë, Sarandë

Të dy shtetasit e lartpërmendur në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur ”Qaf Muzinë”, janë kapur në flagrancë nga policia, në mjetin tip ”Volkswagen”, ku në brëndësi të tapicerisë u është konstatuar një sasi lëndë narkotike Cannabis Sativa me peshë rreth 6 kg.

Policia ka sekuestruar sasinë e lëndës narkotike, mjetin tip ”Volkswagen”, si edhe 3 aparate celular.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY