AKU kontroll te restoranti i njohur ne Kamez

AKU kontroll te restoranti i njohur ne Kamez

194
0
Shares

Autoriteti Kombetar i Ushqimit ka kryer nje kontroll sot ne disa restorante ne zonen e kamzes dhe Fushe Krujes, perfshi edhe nje restorant te njohur te mishit.
Në një restorant në Kamëz therja e kafshëve dhe mbajtja e mishit bëhej në kushte ekstreme. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se gjatë kontrollit ka zbuluar 50 qingja në një dhomë frigoriferike të cilat ishin të pavulosura dhe certifikuara.
Administratori i subjektit nuk ka treguar vendin se ku ishin therrur këto kafshë, ndërsa dyshohet se therja bëhej në ambientet e këtij restoranti.
Në pjesën e pasme të restorantit në fjalë u konstatuan dhe ambientet ku mbaheshin të imëtat e gjalla. Bashkë me trupën e AKU, aty ndodhen edhe forcat e policisë dhe Antikrimit Ekonomik.
Ministria e Bujqësisë ka kërkuar që të vazhdojë kontrolli intensiv dhe të intensifikohen inspektimet, jo vetëm në thertore e dyqane mishi, por edhe në restorante dhe çdo vend tjetër ku konsumohet ushqim.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...