Ushtria iraniane e gatshme te shtype protestat

Ushtria iraniane e gatshme te shtype protestat

83
0
Shares
Iranian students protest at the University of Tehran during a demonstration driven by anger over economic problems, in the capital Tehran on December 30, 2017. Students protested in a third day of demonstrations, videos on social media showed, but were outnumbered by counter-demonstrators. / AFP PHOTO / STR (Photo credit should read STR/AFP/Getty Images)

Ushtria iraniane në gatishmëri. Mbajtësja e çmimit Nobel për Paqen Shirin Ebadi u bën thirrje bashkatdhetarëve të saj të vazhdojnë protestat.

Iran Armee - Militär (Imago/Mehrnews Agency) Ushtria iraniane e gatshme për shtypjen e protestave

Ushtria iraniane është e gatshme për shtypjen e protestave antiqeveritare. Kështu njoftojnë mediat shtetërore të vendit që i referohen komandantit të përgjithshëm të këtyre trupave.

Ndërkohë mbajtësja e çmimit Nobel për Paqen avokatja Shirin Ebadi u bëri thirrje bashkatdhetarëve të saj që të vazhdojnë të demonstrojnë. Shirin Ebadi u bëri në një deklaratë për të përditshmen arabe “Al-Sharq al-Awsat”, thirrje iranianëve “të qëndrojnë në rrugë”, sepse demonstrata është një e drejtë që ua jep atyre kushtetuta e Iranit.

Iranische Anwältin und Menschenrechtsaktivistin Shirin Ebadi (picture alliance/Photoshot/ Luciano Movio/Sintesi) Shirin Ebadi

Në deklaratën për gazetën arabe Al-Sharq al-Awsat, që botohet në Londër, avokatja për të drejtat e njeriut Shirin Ebadi, theksoi edhe që duhet të mënjanohet dhuna. Gazeta “Al-Sharq al-Awsat” financohet prej Arabisë Saudite që është armike për kokë e Iranit.

Për t’i bërë presion qeverisë iranianët nuk duhet të paguajnë faturat e ujit dhe të dritave, të mos paguajnë taksat dhe të tërheqin paratë nga bankat shtetërore, tha Ebadi, e cila vetë jeton në mërgim në Britaninë e Madhe.

Protestat kundër qeverisë në Teheran janë më seriozet që nga viti 2009. Ato u ndezën për shkak të pakënaqësisë me gjendjen e keqe ekonomike. Deri tani kanë vdekur 21 vetë dhe janë arrestuar qindra  të tjerë. Në tri krahina të vendit janë dërguar njësi të Gardës Revolucionare për të ndalur përhapjen e trazirave.dw

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY