ITALI/Rrihet barbarisht një “eskortë” shqiptare pas seksit në katërshe

ITALI/Rrihet barbarisht një “eskortë” shqiptare pas seksit në katërshe

278
0
Shares

Një vajze 25-vjeçare shqiptare është dhunuar rëndë nga një klient I saj pasi kishte kryer marrëdhënie të njëhkoshme me tre burra në një ambient intim në Siena të Italisë.

Skena e dhimbshme me vajzën e re ndodhi mbrëmjen e djeshme në Siena të Italisë. Mediat italiane raportojnë se e reja kishte lënë takimin me anë të internetit dhe pas aktit seksual klienti është ‘tërbuar’ nga çmimi që kishte kërkuar eskorta shqiptare, dhe më pas ka nisur ta qëllojë me grushte dhe shkelma, shkruan ‘Ansa’. Skena e dhunës ndaj shqiptares ka ndodhur në prani edhe të dy meshkujve të tjerë të cilët po ashtu ishin të përfshirë në takimin seksual me vajzën e bukur.

E reja ka mundur t’i shpëtojë nga duart klientit të saj harbut, ndërsa është larguar me shpejtësi nga banesa e tij. Ajo ka dalë në rrugë e gjakosur dhe kanë qenë kalimtarë të rastit që e kanë ndihmuar vajzën, identiteti i të cilës nuk dihet. Qytetarët kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Pas hetimeve u mësua se nuk bëhej fjalë vetëm për një person por ishin tre meshkuj që kishin bërë seks me të.

Tashmë autori po hetohet në gjendje të lirë, po ashtu edhe dy burrat e tjerë. Ndërkohë, vajza shqiptare po merr mjekim në spital pas lëndimeve që ka pësuar në trup.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY