EMRAT & FOTO/ Ndalohen në kufi dy djemtë e Azem Hajdarit, ja...

EMRAT & FOTO/ Ndalohen në kufi dy djemtë e Azem Hajdarit, ja pse

439
0
Shares

Policia ka ndaluar në kufirin e Shqipërisë me Malin e Zi, dy djemtë e Azem Hajdarit, të ciëlt më pas i ka liruar prokuroria. Kirjald dhe Azem Hajdari janë ndaluar një ditë më parë, pasi ndaj tyre ishte bërë një denoncim nga një person i cili pretendonte se ishte dhunuar nga vëllezërit Hajdari.
Ngjarja ka ndodhur në datën 27 dhjetor 2017 në Tiranë, ndalimi në 2 janar. Dy djemtë akuzohen për ‘plagosje të lehtë’.

Njoftimi i Policisë
Më datë 02. 01. 2018, në PKK Muriqan, u kapën vëllezërit shtetasit A. H., vjeç 19 dhe K. H., vjeç 32 banues në Tiranë, të shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, neni 89 i Kodit Penal.
Pas konsultimit me Prokurorin dhe kryerjes së veprimeve proceduariale u lanë në gjendje të lirë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY