Konfirmohet, Sokol Balla shkon në një tjetër televizion, zbulohet posti që do...

Konfirmohet, Sokol Balla shkon në një tjetër televizion, zbulohet posti që do mbajë dhe emisioni që do të drejtojë

443
0
Shares

Fillimi i vitit 2018 do ta gjejë Sokol Ballën në një televizion tjetër, pasi njoftoi largimin nga Top Channel. Ai tashmë do të jetë tashmë pjesë e stafit të Vizion Plus. Ndërkohë, mësohet se Balla do të ketë rolin e drejtorit ekzekutiv në këtë televizion si dhe do të drejtojë një emision politik, i cili do të jetë emisioni kryesor në Vizion Plus, sipas Express.
Pas 12 vitesh ai është larguar nga Top Channel ku ishte drejtor informacioni dhe gjithashtu drejtues i emisionit “Top Story”. Mendohet se emisioni i ri i Ballës do të quhet “Real Story”, emër të cilin e përmendi edhe në një shkëmbim batutash me Ramën.
Disa ditë më parë drejtuesi i emisionit top story ne Top Channel , Sokol Balla lajmëroi vetë largimin e tij nga Top Chanel, natyrisht edhe nga emisioni. Ai ka postuar në tëitter teksa uron të gjithë për vitin e ri dhe shënon se ka një urim të posaçëm për gazetarët e Topit me të cilët kaloi plot 12 vjet. Prej disa ditësh Top Channel mbylli studion e emisionit dhe Balla e realizonte atë përmes intervistave në ambiente të rastit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY