EMRAT/ Laç, arrestohen tre të rinj, qëlluan me armë në lagjen ku...

EMRAT/ Laç, arrestohen tre të rinj, qëlluan me armë në lagjen ku vdiq 16-vjeçari

196
0
Shares

Policia e Kurbinit ka arrestuar tre të rinj që kanë qëlluar me armë natën e ndërrimit të viteve. Të rinjtë po hetohen në lidhje me vrasjen e 16-vjeçarit K. Gj., nga Laçi të gjetur të vdekur nga familjarët në tarracën e shtëpisë, pasi dyshojnë se mund të kenë qenë pikërisht ata personat që e kanë qëlluar.
Policia thotë se të rinjtë që udhëtonin me një makinë kanë qëlluar të paktën 19 herë në lagjen Sanxhak, ku kishte dalë për të parë festën e fishekzjarrëve 16-vjeçari.
Sipas Policisw Vendore, dje, rreth 01:00 është marrë njoftim se në Spitalin Rajonal Laç, është dërguar nga familjarët pa shenja jete, shtetasi i mitur K. Gj. 16 vjeç, banues në Sanxhak – Kurbin. Nga veprimet e para hetimore, ka rezultuar se ky person ka hipur në tarracë të shtëpisë për të plasur fishekzjarrë, dhe është gjetur më pas nga familjarët në tarracë, pa shenja jete me një dëmtim në kokë. Pritet ekspertiza mjeko – ligjore për përcaktimin e llojit të dëmtimit në kokë. Grupi hetimor në vendngjarje, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë i Policisë
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin, u bë arrestimi në flagrancë i tre shtetasve, si dhe shpallja në kërkim e një tjetri dhe konkretisht:
• Alban Lika, 25 vjeç, banues në Kurbin.
• Ernis Lika, 20 vjeç, banues në Kurbin.
• Arber Lika,18 vjeç, banues në Kurbin.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 01. 01. 2018 në orën 00:30, këta tre shtetas dyshohet se duke lëvizur me automjetin tip Benz që drejtohej nga Alban Lika, në Sanxhak, kanë qëlluar me armë zjarri.
Automjetit ja kishin hequr targat kur kanë qëlluar me armë zjarri.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti së bashku me targat të cilat u gjetën në bagazhin e automjetit, 19 gëzhoja dhe një fishek model 56, kalibri 7.62. mm.
Gjithashtu u bë shpallja në kërkim policor e shtetasit:
Gj. S., 23 vjeç, banues në Kurbin.
Shtetasi i lartpërmendur u shpall në kërkim nga Policia, pasi më datë 01.01.2018, rreth orës 00.25, duke drejtuar automjetin e tij tip Benz, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit dhe më pas ka braktisur mjetin në një lavazh, dhe është larguar.
Gjatë kontrollit të automjetit u gjetën 2 fishekë luftarakë dhe një gëzhojë model 56 kalibri 7.62 mm.
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme për veprat penale “ Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit “ dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY