EKSKLUZIVE/Volvot simbolike të Tiranës, nga Volvo e Beqir Ballukut deri tek ajo...

EKSKLUZIVE/Volvot simbolike të Tiranës, nga Volvo e Beqir Ballukut deri tek ajo e Llambi Gegpriftit

512
0
Shares

Volvo ka qenë një makinë luksi për periudhën e komunizmit dhe në Tiranë nuk kishte më shumë se 10 të tilla. Albaniantransport ka sjellë disa foto të makinave që bënë legjendë gjatë asaj periudhe.

Në foton më poshtë janë disa makina Volvo të parkut të delegacioneve, por që në kohë të ndryshme janë përdorur nga Beqir Balluku, ish ministër mbrojtje dhe Petrit Dume, ish zëvëndësministër Mbrojtje, të dy të pushkatuar pasi u shpallën tradhëtarë të regjimit në vitin 1974.

Sipas Albania transport vendi ka pasur vetëm 11 copë,7 prej tyre Volvo 144, një prej të cilave (jeshile), e përdori për një farë kohe Petrit Dume. Pas vitit 1975, vjen një Volvo 244 (blu) për Mehmet Shehun si makinë shoqëruese.

Ndërkaq Volvo që pati një histori më të gjatë dhe jo ka tragjike sa ato të parat ishte e llojit Volvo 700. Ajo erdhi në Shqipëri diku nga vitet 1988-89 për Ministrin e Industrisë së Lehtë dhe Ushqimore.

Bëri nja dy-tre rrugë dhe u hoq nga qarkullimi, sepse siç thotë legjenda, u gjykua se ishte “tepër luksoze” për rangun i ministrit (gati të tërë përdornin Peugeot 505) dhe po sipas legjendës, dikush dhe u ndëshkua.
pas del përsëri në qarkullim si vetura e Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv të Tiranës, z. Llambi Gegprifti. Mbeti në këtë institucion edhe kur u quajt Bashkia e Tiranës, por siç shihet në foto, në fund të vitit 2003 ishte vetëm një relike!
Ishte vetura që kreu tranzicionin nga “komitet” në “bashki”, kometon Albanian transport.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY