Moti merr drejtim tjetër këtë pasdite

Moti merr drejtim tjetër këtë pasdite

125
0
Shares

Moti do të ndryshojë në mënyrë drastike këtë pasdite pavarësisht se dielli ndriconte që në mëngjes.

Instituti i Gjeo-shkencave parashikon se pasditja e 1 janarit do të shënojë rikthimin e shirave, sidomos  në pjesën veriore dhe veriperëndimore të Shqipërisë. Meterologët parashikojnë se do të ketë edhe shtrëngata të fuqishme, që do të shtrihen dalëngadalë në të gjithë territorin e vendit.

Image

Reshjet

Sot pasdite do të rifillojnë reshjet (me intensitet mesatar), kryesisht në pjesën veriore dhe veriperëndimore, ku do të ketë edhe shtrëngata të izoluara, duke u shtrirë më pas në të gjithë territorin e vendit (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Nesër do të vazhdojnë reshjet, në të gjithë territorin, por me intensitet më të vogël. Në zonat malore mbi 800 metra mbi nivelin e detit priten reshje dëbore (në veri në zona të kufizuara edhe më poshtë se ky nivel).

Temperaturat

Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 °C / 14 °C
në vendet e ulëta:  6 °C / 13 °C
në vendet malore:  1 °C / 8 °C.

Image

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY