LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë te Ura e Zogut

LAJMI I FUNDIT/ Aksident i rëndë te Ura e Zogut

290
0
Shares

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje tek Ura e Zogut në segmentin Milot-Rrëshen, pjesë e rrugës së Kombit. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 18.40 kur një automjet tip benx ka përplasur për vdekje një kembësor të moshës 50 vjecare, banues në Fushë-Dibër.

Drejtuesi i makinës ka qëndruar në vendngjarje ndërkohë që policia e ka shoqëruar për në komisariatin e Kurbinit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 31.12.2017, rreth orës 18:40 është marrë njoftim se në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të Urës me Harqe  ka ndodhur një aksident.

Automjeti tip “Benz” me targa UZA093, me drejtues shtetasin G.T.,28vjeç, banues në Kukës, ka përplasur për vdekje shtetasin (këmbësor) V.V.,50 vjeç,banues në Fushë-Diber. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve te aksidentit .

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY