LAJMI I FUNDIT/ Avioni italian kap gomonen me 2 motorë plot kanabis,...

LAJMI I FUNDIT/ Avioni italian kap gomonen me 2 motorë plot kanabis, tre arrestime

91
0
Shares
Foto Ilustruese

Një avion itaian arritit të gjurmonte dhe më pas të sinjalizonte policinë kufitare italaine për një gomone plot me kanabis që u ka këtë mbrëmje në brigjet e Lecces.Tre shqiptare u arrestuan teksa ishin në bordin e gomones ndërkohë që ‘lundra’ kishte dy motorë të fuqishëm dhe ishte 9 metra e gjatë. Nuk dihte ende sasia e drogës së kapur.

Njoftimi i policise
Pas një hetimi të gjatë dhe informacionesh operative të marra dhe shkëmbyer midis Policisë Shqiptare dhe Policisë Italiane, falë koordinimit të veprimeve mes dy policive rreth orës 20.00 u finalizua operacioni antidrogë i përbashkët ku u ndalua dhe u sekuestrua një gomone në zonën e Salentos, mes San Cataldo dhe Sant’Andrea (Provincia di Lecce).

Avioni i Guardia di Finanza është vënë në ndjekie të gomones në ndihmë të njësive detare të Guardia di Finanza të Pulias që e kanë bllokuar në pjesën e poshtme të Adriatikut.
Në bordin e saj janë ndaluar tre shtetas shqiptarë. Gomonia rreth 9 metra me dy motorë të fuqishëm fuoribordo ishte e ngarkuar me lëndë narkotike të llojit marjuanë. Sasia e lëndës narkotike ende nuk dihet pasi nuk është peshuar akoma. Nuk mund të japim detaje të mëtejshme për shkak të sekretit të hetimit me palën italiane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY