FOTO/Cfare e ka zemeruar kaq shume ish-deputeten Albina Deda, Turqia provokon ne...

FOTO/Cfare e ka zemeruar kaq shume ish-deputeten Albina Deda, Turqia provokon ne Rreshen

491
0
Shares

Nje gdhendje ne nje dige hidrocentrali ne Mirdite e ka zemeruar keq ish deputeten e kesaj zone, Albina Deda. Kompania ndertuese e hidrocentralit eshte turke dhe ka gdhendur dukshem flamurin e Turqise. “Bashke me betimin tim e te vendlindjes se ne jete te jeteve nuk do te mbijetoje kjo pikture provokuese ne Mirdite shpjegoj sa vijon. Eshte normal nje investim i huaj qofte dhe turk apo afganistanas ne Mirdite megjithe specifikat nacionale e religjioze historike te kesaj treve. Po aq normal dhe gdhendja e simboleve te kompanise apo shtetit qe ka investuar. Por kurre pa pasur ne krah flamurin kombetar shqiptar.
Dijeni se Mirdita kete nuk do e kishte lejuar as ne kulmin e fuqise te Imperatorise e Sulltanatit Ottoman”, shkruan Deda duke na kujtuar se Miridita ka qene jashte sundimit otoman edhe kur Shqiperia ndodhej nen perandorine turke.

Postimi:
“Shikoni kete foto qe nuk len vend per koment.
Eshte diga e HEC-it te Qaf-Molles ne zemer te Mirdites.
Nje kompani turke aspak serioze e cila pretendon te shfrytezoje pasurite ujore te vendlindjes time me afat te gjate ka gdhendur ne balle te diges flamurin gjysem-hene te shtetit te vet…!!
Bashke me betimin tim e te vendlindjes se ne jete te jeteve nuk do te mbijetoje kjo pikture provokuese ne Mirdite shpjegoj sa vijon.
Eshte normal nje investim i huaj qofte dhe turk apo afganistanas ne Mirdite megjithe specifikat nacionale e religjioze historike te kesaj treve.
Po aq normal dhe gdhendja e simboleve te kompanise apo shtetit qe ka investuar.
Por kurre pa pasur ne krah flamurin kombetar shqiptar.
Dijeni se Mirdita kete nuk do e kishte lejuar as ne kulmin e fuqise te Imperatorise e Sulltanatit Ottoman.
Dhe jo me sot kur ky shtet udhehiqet nga nje president monster, neodiktator e enderrues vegimtare i otomanizimit te trojeve te Gjergj Kastriotit.
Mirdita dhe shqiptaret kudo jane jane shembull pankozmik i harmonise religjioze por kjo nuk nenkupton qe kompani provokative te nje shteti te huaj i cili per 5 shekuj ishte hasmi yne me i ashper te mund te bejne tatuazh ne token arbnore.
Mirdita nuk kerkon qe perballe gjysemhenes te ishte kryqi i Kostandinit,Gjergj Kastriotit e Shen Terezes por kurre nuk lejon te privohet flamuri me dy krere per te cilin me shume se kushdo Mirdita ka flijuar mijera jete ne qindra vjetë.
Prandaj edhe firma e sponsorizuar nga fondet ekspansioniste me aksente anti shqiptare e antieuropianiste,as mediokromania e Erdogan nuk gjejne kurre terren ne Mirdite.
Nese Erdogani, ky kumbar bastard i nje bastardi kryeminister si Edi Rama arriti te bleje voten e qeverise kunder vullnetit te SHBA ne OKB ,ju siguroj se nuk do bleje kurre shpirtin kombetar e krenarine e Mirdites.
Ndaj hiqeni ate tatuazh provokativ.
Nese jo,une e para si bije e Mirdites do marr kazmen e do ta zhgarravis.
E atehere le te turren jeniceret e tahirsat e Edi Rames te me ndalojne.
Une do jem aty.Hajde dhe ti mirditor dhe çdo shqiptar qe guxon te luftoje per simbolin e vet Kombetar! AD”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY