DETAJE/ I arrestuari për prostitucion përplaset me gjyqtaren: Ç’do ti këtu… e...

DETAJE/ I arrestuari për prostitucion përplaset me gjyqtaren: Ç’do ti këtu… e korruptuar

292
0
Shares

I arrestuari si ‘koka’ e prostitucionit në Shkodër, Frederik Tata përplaset me gjyqtaren Izabela Radovani në sallën e gjyqit. Ajo një seancë më parë refuzoi të gjykojë shtetasin Frederik Tata në gjykatën e Shkalles së Pare, duke deklaruar se do të jepte dorëheqjen nga cështja, por mësohet se kjo kërkesë nuk i është pranuar. Tata, 50 vjeçari eshte i dyshuar per prostitucion ndersa avokati mbrojtes Ilir Golemi ka kerkuar lehtesim te mases se sigurise “arrest me burg”.
Ne seancen e para pak diteve gjyqtarja Radovani nuk dha nje vendim por u shpreh se do te jape doreheqjen nga kjo çeshtje per shkak se i dyshuari Tata e ka akuzar gjyqtaren per korrupsion. Gjykata e shkalles se pare nuk e ka pranuar doreheqjen e gjyqtares Radovani ndaj eshte detyruar te vazhdoje serish me kete çeshtje. Edhe sot Frederik Tata ka ngritur tonet ne sallen e gjyqit duke akuzuar gjyqtaren Radovani dhe duke i thene “çfare do ti ketu, a ke dhene doreheqjen. Je e korruptuar dhe s’mund te me gjykosh mua”. Duke pare situaten e tensionuar gjyqtarja Radovani ka refuzuar serish ta zhvilloje seancen per zevendesim mase sigurie per Frederik Taten.
Tashme duhet pritur se cili do jete vendimi i radhes i gjyqtares Radovani nese do zevendesohet me nje gjyqtar tjeter te shkalles se pare apo do vazhdoje ajo ne kete çeshtje. Seanca ka zgjatur me pak se 5 minuta dhe gjyqtarja Radovani ka refuzuar ta zhvilloje gjyqin. Frederik Tata mbetet serish ne “arrest me burg” duke qene se ende nuk ka nje vendim te ri per te.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY