Xhafaj mbledh në Elbasan 12 drejtorët e policisë së qarqeve për të...

Xhafaj mbledh në Elbasan 12 drejtorët e policisë së qarqeve për të raportuar para Klosit e Gjiknurit

111
0
Shares

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka mbërritur sot në Elbasan bashkë me ministrat Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi. Mësohet se në Elbasan ndodhen edhe 12 drejtorët e Policisë të 12 qarqeve të vendit.
Ndërsa Xhafaj ndodhet në Elbasan pasi do të prezantohet modeli i ristrukturuar i Drejtorisë së Policisë në kuadër të projektit suedez dhe lançimi publik i “Platformës se Policimit dhe Sigurisë në Komunitet”, nuk kuptohet prezenca e dy ministrave të tjerë Gjiknuri e Klosi.
Për Gjkinkurin “meraku”më i madh i këtyre ditëve të fundit është sigurimi i mosndërprerjes së energjisë elektrike, ndërsa i Klosit është edhe më i madh, aksioni për pastrimin skutave e zgëqeve, por 12 drejtorët e policisë ç’lidhje kanë me energjinë elektrike dhe mbledhjen e plehrave dhe për çfarë do të raportojnë para dy ministrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY