Nesër vendoset fati i Rakipit dhe Rahovicës, PDIU drejt zëvëndësimit të deputetëve...

Nesër vendoset fati i Rakipit dhe Rahovicës, PDIU drejt zëvëndësimit të deputetëve të saj

108
0
Shares
Gledion Rahovica

Fati i mandatit te dy deputetëve, atij të PDIU, Aqif Rakipi, dhe atij të LSI, Gledion Rahovica vendoset neser paradite ne KQZ. Mbledhja është planifikuar të mbahet në ora 10, pas kerkeses se sektorit te dekriminalizimit dorezuar kete te marte.

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar heqjen e mandatit për dy deputetë në kuadër të ligjit të dekriminalizimit. Kërkesa është bërë për deputetin e PDIU, Aqif Rakipi, dhe atë të LSI, Gledion Rahovica. Sipas Prokurorisë së Përgjithshme, “deputeti i PDIU për qarkun e Elbasanit, Aqif Rakipi, dhe ai i LSI për Qarkun e Beratit, Gledion Rahovica, preken nga ligji i Dekriminalizimit. Dy deputetët nuk kishin deklaruar ndalimin nga policia në Itali”.

Kërkesa e firmosur nga Rovena Gashi, shefja e sektorit të Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, është dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Vendimi i Prokurorisë ka ardhur pas kërkesës së mëparshme të KQZ për verifikimin e rasteve që këtyre deputetëve. Ndërkaq, KQZ ka kërkuar verifikim edhe për Mhill Fufin, ish-deputet i PD, Omer Mamo, ish-deputet i PDIU, dhe kryetarin e bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri. Në përgjigjen e Prokurorisë së Përgjithshme për KQZ thuhet se ish-deputeti i PD, Mhill Fufi, dhe ai i PDIU Omer Mamo, nuk rezultojnë me shkelje. Po kështu, nuk figuron në shkelje as kryetari i bashkisë së Pogradecit, Eduard Kapri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY