FOTO/ Korçari rreh vëllanë 10 vjet më të madh, e gjen belaja...

FOTO/ Korçari rreh vëllanë 10 vjet më të madh, e gjen belaja me policinë që i shkoi në shtëpi

402
0
Shares

Policia e Korçës ka prangosur një 38 vjeçar pasi ka dhunuar vëllain e tij dhe më pas gjatë shoqërimit për në polici, ka goditur edhe uniformat blu. Ndaj Simon Kupes janë ngritur plot 4 akuza.

Njoftimi i policisë: Arrestimi i tij u bë pasi një ditë më parë në lagjen numër 18 në Korçë, ky person për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait të tij V. Kupe, 48 vjeç. Simon Kupe ka kundërshtuar punonjësit e policisë gjatë shoqërimit të tij për në ambientet e Komisariatit.

Gjithashtu gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë kanë ushtruar në banesën e këtij të fundit, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 armë gjahu me 46 copë fishekë, si dhe një thikë me teh të dhëmbëzuar, që i posedonte pa lejen e organeve përkatëse. Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Korçës për akuzat e ‘Dhunës në familje’, ‘Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik’ , ‘Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive’.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY