FOTO/ Të shtëna me armë dhe targa të falsifikuara, ja detajet nga...

FOTO/ Të shtëna me armë dhe targa të falsifikuara, ja detajet nga djegia e ‘Fuoristradës’ në Elbasan

172
0
Shares

Një automjet tip ‘Fuoristradë’ është djegur në orët e para të mëngjesit në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Banorët e zonës thonë se kanë dëgjuar një shpërthim, që ka paraprirë djegien e mjetit dhe kjo ka shtuar dyshimet për mundësinë e vendosjes së eksplozivit në mjetin e djegur tërësisht. Zona ku ndodhi shpërthimi njihet ndryshe edhe si “Pallatet e bashkisë”.

Vetëm para pak minutash janë zbardhur edhe disa detaje të reja mbi ngjarjen. Përpara shpërthimit të automjetit janë dëgjuar edhe të shtëna me armë, por nuk ka njoftime për persona të lënduar. Të shtënat nisën në lagjen ‘Emin Matraxhiu’ dhe nuk është ende e qartë nëse kanë lidhje me shpërthimin e makinës. Persona të paidentifikuar kanë qëlluar drejt mjetit me targë AA616 AB, por që ka rezultuar se ishte e falsifikuar. Policia zbuloi se mjeti me targë origjinale ndodhet tek pronari i tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY