Ambasadori italian shuplakë Ramës: Zgjedhja e Kryeprokurorit me votat e PS, mundësi...

Ambasadori italian shuplakë Ramës: Zgjedhja e Kryeprokurorit me votat e PS, mundësi e humbur

101
0
Shares

Në më pak se 1 javë nga dita e zgjedhjes së Kryeprokurores, ka ardhur edhe reagimi i parë i një diplomati që ka kontestuar procesin. “Personi i zgjedhur përtej meritave të tij profesionale, që sigurisht janë shumë dhe prandaj nuk duhet të minojnë punën e saj, u zgjodh vetëm nga një parti politike dhe kjo mendoj se ishte një mundësi e humbur”, tha Ambasadori italian në Tiranë Alberto Cutillo për Radio Radicale.
Diplomati italian shtoi se duhej të ishte zgjedhur një prokuror konsensual sepse ndonjëherë kjo situatë e përkohshme mund të zgjasi për një kohë të gjatë. Ai tha se prokurorja “është e përkohshme, por askush nuk mund të na tregojë se sa kohë do të zgjasë dhe ndonjëherë situata e përkohshme mund të zgjatet në kohë. Kështu, në të mirë të Shqipërisë, një zgjedhje konsensuale do të ishte e përshtatshme, një zgjedhje që për këtë arsye nuk krijon ndarje. Për fat të keq, dhe këtu themi se partitë politike duhet të vënë në pyetje përgjegjësitë e tyre përkatëse, për fat të keq nuk kemi arritur në këtë lloj zgjedhjeje”. “Duhet të jemi të vëmendshëm për respekimin e ndarjes së pushtetit”, tha Cutillo duke folur për zbatimin e reformës në drejtësi.
Kuvendi i Shqipërisë miratoi vetëm me votat e socialistëve në seancën e së hënës Arta Markun në postin e Prokurores së Përgjithshme të përkohshme. Procedura e zgjedhjes së Markut u kontestua fort nga opozita, e cila protestoi në sallë dhe jashtë saj me argumentin që u shkel Kushtetuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY