FOTO LAJM/ “Dimri i Madh” i shëndetësisë falas të Ramës dhe lexuesi...

FOTO LAJM/ “Dimri i Madh” i shëndetësisë falas të Ramës dhe lexuesi i vitit në Spitalin e Durrësit

79
0
Shares

Gazetarja Alda Bardhyli, e njohur për pasionin e saj për letërsinë dhe artin, na ka dhuruar ditën e sotme foton më pikante, të shkrepur në mëngjes në spitalin e Durrësit. Duke dashur të tregojë librin dhe lexuesin e tij në kushte të pazakonta, Bardhyli zbulon një detaj tronditës: Dorëzat në duar të të sëmurit dëshmojnë se sa ftohtë bën në spital. I ftohti është aq i madh, sa i sëmuri është detyruar të vendosë dorëza për të mbajtur librin në duar. “Sepse letërsia e mirë ka aftësinë të na shëroje…Kjo foto është bërë këtë mengjes në spitalin e Durrësit. Ky është lexuesi i vitit…”, shkruan sakaq, me të drejtë Bardhyli për lexuesin i cili lufton jo vetëm me sëmundjen e tij por edhe me “DIMRIN E MADH” të spitalit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY