Mazhoranca i beson ‘frerët’ e Prokurorisë së Përgjithshme, por kush është Arta...

Mazhoranca i beson ‘frerët’ e Prokurorisë së Përgjithshme, por kush është Arta Marku?

203
0
Shares

Sot në Kuvend është zhvilluar një nga betejat më të ashpra midis opozitës dhe mazhorancës, teksa kjo e fundit ka arritur të zgjedhë me 69 vota pro, dy kundër dhe dy abstenim si Kryeprokurore të Përkohshme, Arta Markun. Pavarësisht protestës masive jashtë sallës së Kuvendit dhe qëndresës së deputetëve opozitarë brenda saj, deputetët e Edi Ramës e përmbushën me sukses detyrën, duke finalizuar procesin antikushtetues, që nisën po vetë në Komisionin e Ligjeve.

Por kush është Arta Marku, që do të pasojë në detyrë Adriatik Llallën?

41-vjeçarja Arta Marku është diplomuar në shkollën e magjistraturës në vitin 2001. Një vit më pas u emërua në Prokurorinë e Shkodrës ku mbajti detyra të ndryshme, që nga shefe e njësisë task forcë në 2006 e deri zv/drejtuese deri në 2016.

Marku e ka nisur karrierën e saj në kohën kur kryeprokuror në Shkodër ishte Ulsi Manja dhe ajo njihet si mike e afërt e tij. Ndërkohë që prej 16 vitesh dosjet e hetuara prej saj dhe të përfaqësuara në Gjykatë kanë qenë fare të pakta. Një ndër to është dosja ndaj pedagogut Fran Qafa, i cili më pas fitoi pafajësinë në Gjykatë.

Në fakt për numrin e pakët të dosjeve të hetuara, zonja Marku u pyet edhe nga anëtarët e Komisionit të Ligjeve, të cilëve iu përgjigj se ajo kishte firmosur mjaft dosje të hetuara prej kolegëve dhe të përcjella në Gjykatë. Arta Marku është nëna e dy vajzave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY