VIDEO/ Shoferi i dehur futet kundravajtje në Sauk, policia e bën për...

VIDEO/ Shoferi i dehur futet kundravajtje në Sauk, policia e bën për “ujë të ftohtë”

216
0
Shares

Policia e Tiranës në një aksion rutinë, që ka zhvilluar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ka pikasur një drejtues që drejtonte mjetin në gjendje të dehur, dhe në sens të kundër të qarkullimit. Sipas njoftimit të policisë së Tiranës në rrjetin social “Facebook”, ngjarja ka ndodhur pranë rrethrotullimit të Saukut.

Fatmirësisht, forcat e policisë e kanë evidentuar rastin në kohë, duke parandaluar ndonjë aksident të mundshëm, për shkak të lëvizjes së mjetit kundravajtje. Pasi ka ndaluar mjetin, policia ka bërë kontroll në makinë, ndërsa drejtuesi i mjetit ka rezultuar me normë të lartë të alkolit të konsumuar. Pas ngjarjes, uniformat blu kanë shoqëruar në Komisariatin numër 1 shtetasin Edison Sallaj.

Policia e Shtetit ka publikuar edhe videon e ndalimit të Sallajt, të cilën e shoqëron me këtë shënim: “1.14 mg/l. E pa pranueshme. Drejton mjetin ne gjendje teje të dehur, qarkullon në sensin e kundërt te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rrugës”.

1.14 mg/l. E pa pranueshme.Drejton mjetin ne gjendje teje te dehur, qarkullon ne sensin e kundert te levizjes duke rrezikuar jeten e tij dhe te perdorueseve te rruges.

Publié par Policia e Shtetit sur samedi 16 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY