FOTO/ Elbasan, dy autovetura përplasen me autobusin, plagosen tre femra

FOTO/ Elbasan, dy autovetura përplasen me autobusin, plagosen tre femra

117
0
Shares
Foto Ilustruese

Sot në aksin rrugor Elbasan – Librazhd në fshatin Xibrakë janë përplasur tre mjete.
Sipas Policisë sw Elbasanit, mësohet se mjeti tip “Honda” me targa AA 186 LL drejtuar nga P. K., 44 vjeç banues në Durrës, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 503 EC, drejtuar nga Sh. K., 24 vjeç banues në fshatin Labinot Mal Elbasan dhe me një mjet autobus me targa AA 301 IK drejtuar nga A. H., 51 vjeç banues në Tiranë.
Si pasojë janë dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan shtetaset H. K., 18 vjeçe, F. K., 23 vjeçe dhe H. K., 55 vjeçe të treja banuese në fshatin Labinot Mal Elbasan të cilat ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Të treja shtetaset ishin pasagjer në mjetin me targa AA 503 EC.
Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje, po kryejnë veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY