DETAJE/ Vlorë, zbardhet dëshmia e 30-vjeçarit që iu vendos eksploziv në makinë

DETAJE/ Vlorë, zbardhet dëshmia e 30-vjeçarit që iu vendos eksploziv në makinë

97
0
Shares

Endri Sadedini, personi i cili i shpëtoi një atentati me eksploziv mbrëmjen e së premtes në Vlorë ka deklaruar në polici se nuk konflikte me njeri. Mësohet se 30-vjeçari mohoi të ketë pasur kërcënime kohët e fundit dhe sqaroi se nuk ka dijeni se kush mund të jetë interesuar për ta eliminuar.
Policia e Vlorës ka marrë në pyetje edhe 7 persona, dëshmitarë në kohën kur dyshohet se pranë mjetit të Sadedinit është hedhur lënda plasëse. Por edhe këto dëshmi nuk kanë ndihmuar shumë në zbulimin e autorit .
Grupi hetimor ka këqyrur edhe kamerat e sigurisë së një lokali në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja. Në filmime shihet një person që lëviz pranë mjetit, i pamaskuar. Pavarësisht pamjeve, personi që lëviz nuk dallohet qartë për shkak të errësirës.
Forcat xheniere bënë shpërthimin e kontrolluar të 500 gr. eksploziv të vendosur para mjetit të 30-vjeçarit.
Ishte vetë i riu i cili njoftoi policinë për kallëpin e mbuluar me letër natriban që kishte gjetur afër makinës. Në pako kishte 500 gram lëndë eksplozive të cilës i ishte montuar në mënyrë artizanale një celular për aktivizim në distancë.
Endrit Sadedini është pronari i një lokali në Vlorë ku në Prill të këtij viti u vra një person dhe u plagosën tre të tjerë. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë Ergys Gjioveshi. Policia arrestoi ai autor të dyshuar 19-vjeçarin Gani Tozaj. Ndërsa në kërkim vazhdon të jetë personi i cili dyshohet se e ka qëlluar Gjioveshajn, Arianit Kondi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY