FOTO/ Dëngjet me kanabis shqiptar pushtojnë bregdetin e Lefkadhës në Greqi

FOTO/ Dëngjet me kanabis shqiptar pushtojnë bregdetin e Lefkadhës në Greqi

56
0
Shares

Disa oficerë policie që patrullonin në bregdetin e qytetit të Lefkadhës në Greqi kanë pikasur disa pako të dyshimta që lundronin mbi ujë. Ata kanë informuar kolegët e tyre të sigurisë, të cilët kanë zbuluar nga ekzaminimi se katër pakot ishin të mbushura me kanabis. Pesha totale e kanabisit është 53 kilogramë, ndërsa për të ka nisur një hetim. Autoritetet dyshojnë se pakot me drogë mund të jenë fshehur qëllimisht tek shkëmbinjtë, ose të kenë rënë në det gjatë trafikimit me skafe nga brigjet shqiptare.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY