EMRI & FOTO GALERI/ Eksploziv automjetit në Vlorë Policia jep detaje

EMRI & FOTO GALERI/ Eksploziv automjetit në Vlorë Policia jep detaje

134
0
Shares

Një alarm për eksploziv është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës.
Pak minuta pas ngjarjes është zbuluar dhe emri i pronarit ë këtij mjeti. Sipas informacioneve që vijnë nga terreni mësohet se pronari i makinës është Endrit Sadedini

Pronari makinës
Mësohet se Sadedini është pronar i një lokali në Vlorë, ku në prill të këtij viti ndodhi një vraje.
Mbrëmjen e 20 prillit, mbeti i vrarë Ergys Gjoveshaj, 33 vjeç, ndërsa u plagosën edhe tre persona të tjerë.
Për ngjarjen u arrestua shtetasi Gani Tozaj, ngjarje e ndodhur pas një zënke midis tyre.
Gani Tozaj ka qenë në tavolinë me Aranit Kondajn kur atyre u është afruar Ergys Gjoveshaj dhe pasi kanë debatuar për disa minuta, Ergys Gjoveshaj ka goditur me pëllëmbë njërin nga personat që ndodhej pranë tyre. Më pas sherri ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Vetë pronari i lokalit, Endrit Sadedini është proceduar për moskallëzim krimi lidhur me ngjarjen.

Policia
Drejtuesi i automjetit në qytetin e Vlorës ka dhënë alarmin se është vendosur eksploziv. Automjeti që dyshohet se i është vendosur lënda shpërthyese është me targa AA 233 OX.
Policia e Vlorës ka dhënë detajet e para për alarmin e vendosjes së eksplozivit, një automjeti te Uji i Ftohtë, në këtë qytet.
Sipas Policisë vendore, mësohet se sot, rreth orës 18:55, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë prej shtetasit E. S., 30 vjeç, pasi dyshon se rreth 2 m larg, përpara mjetit të tij tip ”Benz”, në lagjen ”Uji i Ftohtë”, dallon një qese plasmasi të zezë dhe dyshon se ka lëndë eksplozive.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip “Benz” gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë.
Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth.
Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY