Rrëfimi rrënqethës i nënës: Vajza 13-vjeçe s’hapte gojën, do trafikonte për prostitucion...

Rrëfimi rrënqethës i nënës: Vajza 13-vjeçe s’hapte gojën, do trafikonte për prostitucion dhe …

143
0
Shares

Një 49-vjeçar u arrestua mëngjesin e sotëm nga Policia e Beratit, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze të mitur, 13 vjeçare. Nëna e vajzës ka rrëfyer për detajet e dhimshme të momentit kur e bija ka mbërritur në shtëpi.

Sipas Rajmonda Gurit, maniaku 49 vjeçar pasi ka abuzuar me vajzën 13-vjecare B.G, ka tentuar të trafikojë për prostitucion edhe vajzën tjetër 19-vjecaren A.G. Ajo gjithashtu thekson se bashkëshorti i saj ka bërë disa herë kallëzim ndaj 49- vjeçarit Aliosha Emini të arrestuar ditën e sotme.

“Kishim dijeni që i ngacmonte vajzat dhe kemi bërë disa herë kallëzim në polici. Vajza 13 vjeçare erdhi e shqetësuar në shtëpi dhe nuk fliste. Ajo nuk tregoi për abuzimin se ishte në gjendje të rëndë. Vajza nuk e hapte gojën, e gjeta të mbledhur. Vetëm kur më mori policia, e kuptova ç’i kishte ndodhur”, është shprehur mamaja e 13 vjeçares.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY