‘Më vuri pistoletën në bark’, Ylvi Beqaj rrëfen ngjarjen, Shullazi –Prokurores: Kemi...

‘Më vuri pistoletën në bark’, Ylvi Beqaj rrëfen ngjarjen, Shullazi –Prokurores: Kemi incizime që e mësoni ju si të flasë

130
0
Shares

Në ambientet e Gjykatës së Krimeve të Rënda po zhvillohet seanca e ballafaqimeve, përsa i përket çështjes ‘Shullazi’. Biznesmeni Ylvi Beqaj është ballafaquar me noteren Aida Spahiu dhe ish-truprojën Romeo Tara, duke theksuar se Shullazi e ka kërcënuar.

Konkretisht Beqaj është shprehur se në momentin që i drejtoheshin noteres për ‘Hotel Vollgën’, Shullazi e ka kapur prej qafe dhe i ka vendosur pistoletën në bark.

Ndërkohë avokatët e Shullazit kanë kërkuar të hiqet masa e sigurisë arrest me burg për klientin e tyre, pasi rezulton se po zvarritet procesi. Avokatët kanë nënvizuar se Shullazi po mbahet në qeli me dëshmi të rreme të Ylvi Beqajt.

BALLAFAQIMI:

Aida Spahiu: Askush se ka kërcënuar Ylvi Beqajn në zyrën time.

Ylvi Beqaj: Noterja gënjen! Kam prova që jam takuar me noteren dhe në Rinas, e më ka shprehur shqetësim.

Romeo Tara: Sa unë kam punuar me Beqajn askush nuk e ka kërcënuar. Ika nga puna te Ylviu për arsye financiare.

Ylvi Beqaj: Tare iku kur mori vesh se do kallëzoja Shullazin.

Shullazi: Prokuroria ka mësuar Ylvi Beqajn çfarë të thotë. Për këtë kemi përgjime dhe do i bëjmë publike. Kemi dhe deshmitar per kete pune.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY