Një dhëndër i ri, i cili ishte së bashku më nusen e tij në muaj mjalti, ka filmuar momentin e tmerrshëm kur bashkëshortja e tij u sulmua nga një peshkaqen në Karaibe.
Sarah Illig shihet duke lundruar në brendësi të ujit të kulluar, kur grabitqari ngrihet dhe e kafshon në krah.
Videoja e filmuar nga bashkëshorti i saj Evan Carroll tregon se Sarah kthehet mbrapsht duke ndjerë shumë dhimbje duke notuar sa më shpejt të mundet. Ajo më vonë tha se nuk e kishte parë peshkaqenin që po i afrohej dhe se fillimisht mendoi se i shoqi i saj, Evan, po i bënte një shaka.

Sarah ka postuar videon në Facebook dhe Instagram, duke thënë me shaka: “Muaji i mjaltit përfundon me një kafshim”. TVKlan
https://youtu.be/vVlp7Pxp9MQ
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












