VIDEO/ Korçë, edukatorja rrëfen dhunën nga drejtoresha: Fëmijët u tmerruan kur më...

VIDEO/ Korçë, edukatorja rrëfen dhunën nga drejtoresha: Fëmijët u tmerruan kur më tërhoqi zvarrë dhe më ra të fikët

122
0
Shares

Edukatorja Suzana Braimllari nga Korça ka rrëfyer dhunën që i është ushtruar nga drejtoresha. Në një prononcim për gazetarët, ajo thotë se ndaj saj gjithmonë është ushtruar dhunë psikologjike. Ndërsa sot dhuna ka degjeneruar në fizike. Ajo rrëfen sesi drejtoresha e ka tërhequr zvarrë dhe e ka dhunuar duke i lënë edhe plagë në trup.
“Ka gjetur arsye për tu debatuar me mua dhe çdo problem e ka zgjidhur në drejtorinë e bashkisë. Asnjëherë nuk më ka thirrur në mbledhjet kolektive që janë bërë. Por vetëm më ka fyer, më ka ofenduar. Për këtë arsye ka dashur gjithmonë të kapët dhe si rezultat i dhunës psikologjike që ushtrohej gjatë këtyre viteve unë kam parë punën time me sinqeritet. Kam denoncuar që po ushtrohet dhunë psikologjike dhe unë i kam thënë që nuk është e drejtë.
Kishte ardhur në emrin tim një letër nga një prind, jo për akuzë për rrahje të fëmijëve, por mësuesja jep të dhëna të fëmijëve të klasës. Unë jam e detyruar të sqaroj prindërit se çfarë ndodh në klasë. I thashë më jep letrën ta lexoj se nuk besoj ta ketë bërë prindëri. E mora në telefon prindërin dhe ai më tha që unë nuk kam bërë asnjë letër. Ma dha letrën për ta parë, unë i thashë që këtë letër do ta fotokopjoj dhe do të ta kthej. Ajo më zuri derën e drejtorisë, më goditi më tërhoqi zvarrë në shkallë. Nuk kishte asnjë dëshmitar, shpëtova nga duart. Më ka bërë gjithë shenjë.
Hyra në klasë, ajo vazhdonte të më tërhiqte, fëmijët u tmerruan.
Pasi u qetësuan pak gjërat, u ula në karrige, më ra të fiktë. Nuk më çuan në ambulancë, por më lanë në një tavolinë për dy orë.
Unë kam 32 vite punë. Kam punuar në arsimin e mesëm, 8-vjeçar, fillor dhe tani në parashkollor. Unë nuk kam pasur problem dhe kam qenë korrekte”, u shpreh edukatorja Suzana Braimllari. OraNews

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY