EMRAT/ Sarandë, shoferi i kafshon dhe i këput një copë veshi, pasagjerit...

EMRAT/ Sarandë, shoferi i kafshon dhe i këput një copë veshi, pasagjerit nga Berati

463
0
Shares
Foto Ilustruese

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur dje në Sarandë. Policia ka arrestuar një 53-vjeçar pasi gjatë një konflikti me pasagjerin e ka kafshuar në vesh. I arrestuari është Hajri Cako me profesion shofer, ndërsa ka kafshuar në vesh Apostol Sinanin, banues në Berat.
Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në lagjen Nr. 1 të Sarandë, ndërsa Apostol Sinani është dërguar për mjekim në spital, pasi Cako i ka këputur një pjesë të veshit.
“Më datë 10. 12. 2017, u arrestua në flagrancë shtetasi H. Ç, 53 vjeç, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 1 Sarandë, për motive të dobëta, i ka shkaktuar dëmtime në vesh shtetasit A. S., banues në Berat. Neni 88/1 Kodit Penal”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e policisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY