FOTO/ Ndërron jetë në moshën 85 vjeçare historiani i njohur Kristaq Prifti,...

FOTO/ Ndërron jetë në moshën 85 vjeçare historiani i njohur Kristaq Prifti, anëtar i Akademisë së Shkencave

146
0
Shares

Një nga figurat më të njohura të Akademisë së Shkencave, historiani Kristaq Prifti ka ndërruar jetë. Lajmin e hidhur e bën të ditur vetë zyra për Marrëdhëniet me Jashtë & Publikun në ASH.

Kristaq Prifti kishte lindur më 1932 dhe ndërroi jetë në moshën 85-vjeçare. Akademiku i njohur ishte një nga specialistët e rradhës të periudhës së Rilindjes Kombëtare, orientalist, me veprimtari drejtuese në institucionet akademike-universitare.

I ndjeri Kristaq Prifti u lindi në Berat më 21 janar 1932, ku kreu edhe shkollën e mesme. Studimet e larta në fushën e historiografisë i përfundoi në Moskë. Pas kthimit në atdhe punoi si mësimdhënës në Universitetin e Tiranës. Ishte një prej profesorëve themelues të këtij universiteti, ku kreu disa detyra, si përgjegjës i katedrës së historisë, zëvendësdekan dhe dekan. Që nga viti 1982 ka qenë kërkues shkencor në Institutin e Historisë dhe në vitet 1991-1993 drejtor i tij. Përveç mësimdhënies në UT, Kristaq Prifti ka mbajtur ligjërata edhe në Universitetin e Prishtinës.

Fushat kryesore të veprimtarisë shkencore të akademikut Prifti, në kuadër të historisë periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare deri në themelimin e shtetit shqiptar, janë: Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Lidhja Shqiptare e Pejës, shqiptarët në periudhën e revolucionit xhonturk, lëvizja politike-kulturore në Shqipëri në prag të Pavarësisë, Kongresi i Manastirit dhe njësimi i alfabetit të shqipes, shpallja e Pavarësisë dhe Qeveria e Përkohshme e Vlorës. Në dekadat e fundme veprimtaria e Kristaq Priftit u shtri edhe në historinë e Kosovës në shek. XX, sidomos në zhvillimin demografik të saj.

Studime monografike:
• Kongresi i Manastirit ngjarje me rëndësi në Lëvizjen Kombëtare (bashkautor, 1968, 1978, 2004);
• Lidhja Shqiptare e Prizrenit në dokumentet osmane 1878-1881 (1978);
• Lidhja Shqiptare e Pejës; lëvizja Kombëtare 1896-1900 (1984, 2002;
• Historia e Shqipërisë, vëllimi II (drejtues shkencor, 1984);
• Dr. Ibrahim Temo: jeta dhe vepra (1987, 1993, 1996);
• La Ligue Albanaise de Prizren, vol. I (bashkëpërgatitës, 1988);
• Historia e popullit shqiptar, vëll. II (bashkautor e drejtues shkencor, 2002) dhe vëll. III (bashkautor e drejtues shkencor 2007);
• Popullsia e Kosovës (2014).
Akademiku i ndjerë ka dhe kontribute të tjera të vlerësuara nga bota e dijes si bashkëpërgatitës dhe bashkëredaktor i disa vëllimeve me dokumente e studime, si:
Alfabeti i gjuhës shqipe dhe Kongresi i Manastirit (1972);
E vërteta mbi Kosovën dhe shqiptarët në Jugosllavi (shqip e anglisht, 1984);

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY