E rëndë në Kuçovë, trupi i pajetë i një 62-vjeçari gjendet në...

E rëndë në Kuçovë, trupi i pajetë i një 62-vjeçari gjendet në një kanal …

211
0
Shares

Policia e Kuçovës ka arritur të gjejë në një kanal trupin e pajetë të një 62-vjeçari me inicialet Ll. B. Personi në fjalë ishte shpallur i humbur një ditë më parë nga familjarët. Pikërisht ata janë shprehur se ai vuante nga problemet mendore.

Njoftimi i Policisë së Beratit:

Më datë 10.12.2017, ora 11:00 në Sallën Operative ka mbërritur një telefonatë se në fshatin Kozare, Kuçovë është gjetur i pa jetë në kanal një shtetas.

Menjëherë në vendngjarje mbërriti grupi  hetimor dhe eksperti mjeko-ligjor ku konstatuan se shtetasi Ll. B., 62 vjeç, banues në Kozare, Kuçovë ndodhej i pa jetë në një kanal kullues.

Nga këqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera nga ndonjë faktor tjetër. nParaprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrore. Për këtë shtetas në datë 09.12.2017 është bërë denoncim në polici nga familjarët e tij për largim nga banesa.

Nga deklarimet e familjarëve rezulton se shtetasi Ll. B vuante nga probleme mendore. Trupi i pa jetë është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat ku po kryhet ekspertiza mjeko-ligjore. Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY