ZYRTARE/ISIS u mposht, Iraku shpalli fitoren mbi shtetin islamik

ZYRTARE/ISIS u mposht, Iraku shpalli fitoren mbi shtetin islamik

90
0
Shares

Kryeministri irakian, Haidar al-Abadi, ka thënë se lufta e vendit të tij kundër grupit militant, Shteti Islamik tashmë ka ardhur tek një përfundim i suksesshëm.

Abadi ka thënë në Bagdad se i gjithë territori që dikur është kontrolluar nga IS tashmë është rikthyer dhe se kufiri me Sirinë është nën kontrollin e ushtrisë irakiane.

“Armiku ynë dëshironte të vriste civilët tanë, mirëpo ne kemi fituar përmes bashkimit dhe vendosshmërisë”, ka thënë Abadi duke iu referuar përpjekjeve trivjeçare për ta larguar IS-in nga vendi.

“Të gjitha vendet irakiane janë liruar nga bandat terroriste dhe forcat tona kontrollojnë plotësisht kufirin ndërkombëtar Irak-Siri”, ka konfirmuar përmes një deklarate gjenerali Abdul-Amir Raheed Yar Allah.

Më 2014, grupi militant Shteti Islamik ka pushtuar një të tretën e shtetit. Në përgjigje të kësaj, qeveria irakiane e mbështetur nga koalicioni ndërkombëtar i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kanë nisur një fushtatë kundër tyre./REL

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY