Itali, i riu shqiptar në kërkim ndërkombëtar për vjedhje kapet në Xhenova

Itali, i riu shqiptar në kërkim ndërkombëtar për vjedhje kapet në Xhenova

94
0
Shares
Foto Ilustruese

Policia italiane në Xhenova ka vënë në pranga një 24 vjeçar shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Mediat italaine raportojnë se i riu ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër arresti evropian për vjedhje, u gjurmua dhe u ndal në Liguria.
Gjithashtu policia identifikoi dhe dy bashkatdhetarë të tij me precedentë të ndryshëm për vjedhje në shtëpi.
Bëhet fjalë për dy të rinj shqiptarë, të dy 25-vjeçarë. Ata u shoqëruan në stacionin policor për qëndrim të parregullt në Itali si dhe me precedent të mëparshëm për vjedhje banesash në shtetin fqinj.
Pas kryerjes së procedurave ndaj tyre do të merret masa e dëbimit për në Shqipëri.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY