20 vjecari që u vra në Islandë: Doni ta dini se pse...

20 vjecari që u vra në Islandë: Doni ta dini se pse u qëllua?

243
0
Shares

Miq dhe të afërm që e njihnin djalin shqiptar 20 vjecar që u plagos në Islandë dhe vdiq një një ditë më parë kanë treguar versionin e tyre të vrasjes. Klevis Sula, ndërroi jetë rreth orës 14:00 të së premtes, në një spital të Reykjavik pasi u godit me thikë më datë 3 Dhjetor, në rrethana dhe për arsye ende të panjohura zyrtarisht.
Një ndër miqtë e tij, Krist Ismailaj, për të cilin mediat islandeze shkruajnë se ishte personi me të cilin 20-vjeçari jetonte, në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Me keqardhje ju njoftoj se shoku ynë dhe miku ynë i dashur Klevis Sula ka ndërruar jetë dje rreth orës 14:00. I pa harruar qoftë kujtimi i tij dhe ngushëllime familjes për këtë dhimbje të madhe dhe sa më shumë force dhe kurajo për të kaluar sprova të tilla qofte i lehtë dheu për të“.
Ndërsa Andrea Zisaj, një tjetër mik i Sulës, në një postim po në Facebook, thotë se ai ishte një djalë e mrekullueshëm, i cili përpiqej gjithnjë që të ndihmonte njerëzit në nevojë. Por jo vetëm kaq, i riu Zisaj tregon edhe versionin e tij për ngjarjen. Sipas tij, Klevisi u vra nga dikush të cilit i ofroi ndihmë.
“Doni ta dini si vdiq? Ai po tymoste një cigare jashtë një lokali dhe një burrë po qante pranë tij. Ai shkoi dhe ofroi ndihmë, por në këmbim mori një thikë të mprehtë. Kaq e lehtë është për të vdekur në një prej vendeve të konsideruara si më të sigurtët në botë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY