FOTO/ Zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Histori-Filologji mes manipulimeve, presioneve dhe...

FOTO/ Zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Histori-Filologji mes manipulimeve, presioneve dhe dhunës

465
0
Shares

Ditën e djeshme në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë janë zhvilluar zgjedhjet për dekan, për të cilat ka reaguar me anë të një postimi në Facebook, deputeti i PD, Luçiano Boçi. Boçi denoncon manipulimet dhe presionet që sipas tij u janë bërë studentëve dhe jo vetëm.

Ndërkohë në garë ishin dy kandidatë, Sabri Laçi dhe Aljula Jubani. Mësohet se Laçi është shpallur fitues me pak më shumë se 50 % të votave. Sipas Boçit votat janë marrë me kërcënime e joshje.

Postimi i Luçiano Boçit:

Manipulime, presione e dhunë në zgjedhjet për Dekan në Fakultetin e Histori-Filologji

“Tren bullgar”, joshje, votim i pedagogut tek kutia e studentit e anasjelltas.

Zgjedhje katrahure dhe të turpshme.

Kjo ishte situata që vazhdon dhe sot sipas të gjitha deklarimeve që bëhen.

Në lojë dhe një nga kandidatët, i cili me “fuqinë e pozicionit” si i komanduar më parë, thërret një nga një ato që i konsideron staf apo mbështetës të kundërshtarit.

Këtë e tregon komunikimi në foto:

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY