ASTRIT PATOZI/ Gëzuar 8 Dhjetorin si ditë pushimi!

ASTRIT PATOZI/ Gëzuar 8 Dhjetorin si ditë pushimi!

79
0
Shares
Astrit Patozi

Për të kuptuar se çfarë ka ndodhur në këtë vend me aspiratën e studentëve të dhjetorit ‘90, që e donin Shqipërinë si gjithë Europa, nuk ka nevojë të lodhesh shumë.
Mjafton vetëm një shembull, historia e freskët e zgjedhjeve të Fakultetit Histori-Filiologji, të cilat, si për ironi, janë mbajtur në ditën e përvjetorit të Lëvizjes Studentore.
Për të qenë më të saktë, votimi është kryer më 7 dhjetor, por shumë pedagogë e kanë pritur gdhirjen e 8 dhjetorit jashtë duke ruajtur votat, që të mos ua vidhte “armiku”. I cili, sipas shumë burimeve të besueshme, qenka një aleancë e fuqishme dhe shumëvjeçare politikanësh të rëndësishëm të disa partive politike. Që qenkan bërë bashķë për të ruajtur ose marrë këtë ambient modest universitar, a thua se nuk u mjaftojnë “pushtimet” e tjera.
A mund të kishte ilustrim më të mirë për katandisjen e parimeve dhe vlerave, që frymëzuan 27 vjet më parë studentët dhe pedagogët e Lëvizjes së Dhjetorit, se sa ky?
A ka më kuptim të diskutohet për vlerën e votës në këtë vend, kur ajo manipulohet, vidhet dhe deformohet kaq hapur e brutalisht edhe në universitete?
Gjithsesi, gëzuar 8 dhjetorin! Se të paktën një fitore është arritur. Është shpallur zyrtarisht dhe me ligj si ditë pushimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY